Hasbulla ndeshet në UFC me rivalin që deshi t’ia nxjerrte sytë në takimin e parë, Dana White ofron 1.5 milion

Periskopi.com Sporti

Rivaliteti mes Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik, ka arritur të marri vëmendjen kryesore në Abu Dhabi, kur dyshja filluan duke u grindur me njëri-tjetrin.

Të shtunën e kaluar u plotësua dëshira e ndjekësve që Hasbulla, ku ky i fundit do të ishte i pranishëm në UFC 276, i cili është bërë i famshëm tashmë në “Instagram dhe Tik Tok”.

Në këtë mbrëmje të UFC pati disa duele interesante por vëmendjen kryesore e mori Hasbulla me prezencën e tij që bëri që të gjitha mediat të shkruajnë për të.

Hasbulla për pak sa nuk shkaktoi një sherr me shokun e tij të sensacionit të rrjeteve sociale Abdu Rozik.

Ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Dana White është gati të bëjë një ofertë për të parë dyshen e njohur të rrjeteve sociale të përballen me njëri-tjetrin.

Menaxheri i Hasbulla, Asxab Tamaev ka treguar se një betejë mes dy personazheve Hasbulla dhe Abdu Rozik mund të ndodhi dhe Dana White është gati të paguajë 1.5 milion dollarë për këtë ndeshje.

“Miq, ju mirëpresim, para dy ditësh u takuam me Abdu Rozikun, ai është plotësisht gati për betejë. Por, ka një lajm më interesant. Dana është gati të blejë një event me Hasbulla dhe Abdu Rozik për 1.5 milionë dollarë. Unë dua të dëgjoj mendimin tuaj”, ka shkruar Asxab Tamaev në instagram.