‘Hasta la vista, baby’: Johnson shfaqet i disponuar në parlament

‘Hasta la vista, baby’: Johnson shfaqet i disponuar në parlament

Boris Johnson tashmë i ka ditët e numëruara në krye të qeverisë britanike. Ai do të jetë kujdestar i këtij institucioni deri në momentin që do të gjendet zëvendësimi, meqë ka dhënë dorëheqje edhe si drejtues i Partisë Konservative.

Megjithatë pavarësisht këtyre zhvillimeve, Johnsonit nuk i ka humbur energjia dhe sensi i të qenit pozitiv.

Në një fjalim të mbajtur sot përpara deputetëve britanikë, Johnson ka dhënë dy mesazhe për ta.

Njëri nga mesazhet ka qenë “qëndroni afër me Amerikanët” dhe gjithashtu ka kërkuar forcim të raportit me ukrainasit për lirinë dhe demokracinë.

Derisa fjalimin e ka përmbyllur me shprehjen e famshme “Hasta la vista, baby”./Express/

Shpërndaje në: