Havolli: Demrakacionin e tërhoqën kërcënimet ndaj deputetëve
Shefin e Kabinetit të Kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli ka theksuar se arsyet e tërheqjes nga votimi të Marrëveshjes për demarkacioin me Malin e Zi ishin të tjera dhe nuk lidheshin me numrat.
“U tërhoq pas një presioni dhe kërcënimeve të konsiderueshme që janë bërë në drejtim të deputetëve”, ka deklaruar Havolli për Top Channel.
Ai ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit është kusht për liberalizimin e vizave dhe se duhet të ndodhë sa më shpejt, ndërsa akuzon opozitën se po e përdor këtë për qëllime politike.



