Haxhi Avdyli del për kafe me Pecin dhe Gërvallën: Dy ministra që po lënë gjurmë

Haxhi Avdyli del për kafe me Pecin dhe Gërvallën: Dy ministra që po lënë gjurmë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thurur disa lavde për Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe për Ministrin e Bujqësisë Faton Peci.

Avdyli, të dy ministrat i ka cilësuar si njerëz pozitivë dhe energjik.

Po ashtu deputeti ka thënë se edhe Gërvalla edhe Peci, po lënë gjurmë në sektorët e tyre.

“Ska më mirë se kur e nis ditën me njerz pozitiv e energjik si Donika e Faton, dy ministrat që po lënë gjurmë në sektorët e tyre”, ka thënë Avdyli.

Pavarësisht fjalëve të mira të Avdylit për ministrat, ata, sidomos Gërvalla njihet për disa skandale të cilat kanë bërë bujë dhe kanë nxitur reagime të shumta deri në atë pikë sa është kërkuar shkarkimi i saj.

Shpërndaje në: