Haxhi Avdyli: Virusi korona po e bën të veten

Haxhi Avdyli: Virusi korona po e bën të veten

Deputeti Haxhi Avdyli, në Komisionin ku diskutohet për situatën në shëndetësi (pandeminë), ka thënë se varianti Delta ka shkaktuar katastrofë në shumë vende të botës, e jo vetëm në Kosovë.

“Trendi i infektimeve është në rënie, është një lajm i mirë. E vërtetë është se gjendja është katastrofale, si covid, si pandemi, si Delta, por nuk është duke ndodhë veç në Kosovë. Sidoqoftë, ky varianti i virusit korona po e bën të veten në kuptimin e vdekshmërisë por mbi të gjitha është një situatë pak më e mirë se në vitin e kalumë dhe meritat nuk ia japim vetëm Arben Vitisë, por një punë të mirë e ka bë edhe Armend Zemaj dhe sot të nderuar kolegë, kapacitetet spitalore janë më të mira sesa që kanë qenë para një viti”, ka thënë Avdyli./Periskopi

Shpërndaje në: