Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Guxo

Haxhi Avdyli zgjidhet nënkryetar i Guxo

Haxhi Avdyli, është zgjedhur sot nënkryetar i partisë Guxo.

Këtë e ka bërë të ditur vet Avdyli, përmes një reagimi në facebook.

”Sot anëtarët të Kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të Partisë. Ju faleminderit për dhënien e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intensive për të mirën e vendit. #GUXO”.

Para pak ditëve, ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo. /Periskopi/

Shpërndaje në: