Haxhi Krasniqi: Jam ushtar, jo më uniformë por me dorëza

Haxhi Krasniqi: Jam ushtar, jo më uniformë por me dorëza

Qyteti i Skenderajit ka nderuar sot Kampionin e Botës në boks, Haxhi Krasniqin.

Krasniqi për këtë titull tha se do ta mbajë me shumë përgjegjësi dhe krenar –njëjtë sikur të tjerët.

 

 

“Ndjehem me emocione të mëdha, gati të njëjta me ato sikur kur dal në ring. Këtë titull e marr me shumë përgjegjësi dhe do të përkushtohem që t’i sjell edhe më shumë suksese Kosovës dhe në veçanti familjes Jashari”.

“Do ta mbajë me shumë krenari të madhe. Ky është një prej titujve shumë të mëdhenj që e kanë një vend shumë të posaçëm në jetën time. Ky është një vend i shumë dëshmorëve të luftës,është vend i paqes dhe lirisë”.

“Prandaj, unë jam një ushtar, jo me uniformë, por me doreza të boksit që këtij vendi t’i sjellë edhe më shumë suksese”.

Shpërndaje në: