Haxhi Krasniqi sot zhvillon meçin e bujshëm kundër gjermanit në kërkim të revanshit

Periskopi.com Sporti

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO.

34 vjeçari ia ka mundësuar revanshin gjermanit Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda një viti.

Dje u bënë edhe matjet zyrtare, teksa dy boksierët dolën me peshë 79,3 kilogramë.

Krasniqi dje reagoi në rrjetet sociale para meçit, duke shkruar: “Faleminderit o Zoti im që më dhe kaq shumë! Ti ma forcove zemrën e besimin dhe me bëre ky që sot jam unë!”. Krasniqi ka punuar shumë këto muaj për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO.

Shpërndaje në: