Haxhi Shala ia shtrin dorën, Haki Abazi ende i tutet koronavirusit (VIDEO)

Haxhi Shala ia shtrin dorën, Haki Abazi ende i tutet koronavirusit (VIDEO)

Koalicioni LDK-AAK-Nisma-AKR, ishin ‘në teh të thikës’ sa i përket votave për formimin e kësaj qeverie, ku vulën vendimtare ia dha deputeti i Nismës Haxhi Shala, i cili fillimisht kishte deklaruar se nuk do ta votoj këtë qeveri, por siç kishte deklaruar ai në Kuvend, mendjen ia kishte ndërruar Ramush Haradinaj e presidenti Hashim Thaçi, përcjell Periskopi.

Haxhi Shala mbrëmë në debat plus tha se arsyeje shtesë për të votuar pro kësaj qeverie ishte që të “mos shoh më Haki Abaza në qeveri”, deklaroj Shala.

Tensionet e këtyre dy personave ditëve të fndit kishin vazhduar me replika ndaj njëri tjetrit nëpër studiot televizive

Pavarësisht kësaj këtyre tensioneve, Shala e Abazi duket se raportin e tyre nuk e kanë edhe shumë të keq.

At dy u takuan mbrëmë në hollin e “TV Dukagjinit”, ku Haxhi Shala i zgjati dorën për ti folur ndërkaq, Abazi jo, ku si duket ende frikësohet nga virusi e përshëndeti atë më krahë/Periskopi

Shpërndaje në: