Haxhia para gjyqit: Sali Berisha pagoi 1 milion euro për të më eliminuar

Haxhia para gjyqit: Sali Berisha pagoi 1 milion euro për të më eliminuar

 

Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, u paraqit sërish sot në gjyq, nga ku lëshoi akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se Berisha kishte paguar 1 milion euro për eliminimin e tij fizik.

“Nëse behet rigjykim do ta provoj ketë”, tha Haxhia në gjyq.

Ndërkaq, Trupa gjykuese është tërhequr për vendimin, i cili pritet të shpallet në orën 15:00.

Gjykata e Tiranës pritet të rivendos në afat ankimimin në Apel për çështjen e ngritur për rihapjen e dosjes Hajdari.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Besnik Hoxha tha se gjykata është e njohur me dosjen dhe kërkesat e palëve, transmetojnë mediat shqiptare.

 

Shpërndaje në: