Haxhiu – AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate: Jeni bërë për faqe të zezë
Në seancën e jashtëzakonshme për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, fjalën e ka marrë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila ka kritikuar ashpër Qeverinë Haradinaj për përpjekjet që ta miratojë marrëveshjen.
Ajo tha se AAK dhe Nisma janë bërë për “faqe të zezë”, shkruan Periskopi.
“Kishte një rezistencë ndaj kësaj marrëveshje nga opozita e mandatit të kaluar, që e përbente VV, AAK dhe Nisma. Me kontributin e këtyre partive dhe me kontributin e disa deputetëve të LDK-së, e shpëtuam territorin e Kosovës. Sot disa prey tyre janë bërë për faqe të zezë dhe e përkrahin pa asnjë përgjegjësi marrëveshjen për demarkacionin”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se Haradinaj nuk e respekton peticionin me 200 mijë nënshkrime kundër demarkacionit.
“Zoti Haradinaj po ta respektoje këtë peticion do të ishe këtu, do ta jetësoje Raportin e Bulliqit, i cili ka theksuar se dëmton interesat strategjike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës, dhe jo marrëveshjen e Murat Mehës”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka pasur edhe një pyetje për deputetët pro-demarkacionit.
“Pyes deputetët e Kuvendit se ku e merrni të drejtën për të falur territor të Kuvendit? Ju ftoj edhe një herë që të lexoni betimin e juaj si deputetë”, ka thënë Haxhiu. /Periskopi/



