Haxhiu: Drenica është ngritur në këmbë për fitorën e PDK-së

Haxhiu: Drenica është ngritur në këmbë për fitorën e PDK-së

Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga PDK sot ka qëndruar në Drenisë, përkatësisht në fshatin Qirez dhe Klinë të Poshtme, duke thënë se takimet me qytetarët ishin madhështore.

 

Ja postimi i plotë:

Sot në fshatrat Qirez dhe Klinë e Poshtme, programi i PDK-së i rimëkëmbjes mori mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

Drenica është ngritur në këmbë për fitorën e PDK-së, për rimëkëmbjen ekonomike e politike, ngase në rrethanat e krijuara ne nuk jemi në garë me partitë politike në Kosovë, por PDK-ja si trashëgimtare e luftës çlirimtare është në betejë me Serbinë. Kjo për faktin se udhëheqësit, themeluesit e UÇK-së dhe PDK-së, janë prapa grilave në Hagë.

Një votë me shumë për PDK-në është një hap para për Kosovën, është liri për çlirimtarët.

Takimet ishin madhështore me praninë e madhe të rinisë, e patriotëve e qytetarëve drenicasë, ata na dhanë kurajo të vazhdojmë në ndertim dhe zhvillim të Kosovës, ne mbrojtje të gjakut të derdhur për liri.

Takim i pëzemërt me bacën Brahim, plakun e urtë e atdhetar nga Qirezi.

Në Klinë takova luftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Haki Drenicën, i cili me shumë dashamirësi na uroi fitoren e radhës.

Faleminderit për mbështetjen

POSTIMI NE FACEBOOK

Shpërndaje në: