Haxhiu: Fajin për keqmenaxhimin e pandemisë e kanë Kurti dhe Vitia bashkë me Hotin e Zemajn

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se fajtorë për situatën aktuale me pandeminë e kanë Albin Kurti dhe Arben Vitia dhe Avdullah Hoti e Armend Zemaj.

“Për situatën aktuale janë bashkëfajtorë Albin Kurti dhe Arben Vitia ashtu sic janë edhe Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj. Ministri i njëjtë që mbante konferenca në kohën e namazit e fliste për rrezikun nga virusi, i njëjti mbante fjalime në tubime politike me qindra qytetarë.  Albin Kurti i rrotullonte ‘keksat serbe’ por pranoi donacion prej Serbie. Kadri Veseli u ka bërë thirrje veteranëve që të mos dalin në protestë, Albin Kurti nuk ka bërë thirrje që militantët e VV-së të mos dalin në protestë”, ka thënë Haxhiu, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: