Haxhiu flet për konfiskimin kokainës në Lipjan, falënderon autoritetet italiane

Haxhiu flet për konfiskimin kokainës në Lipjan, falënderon autoritetet italiane

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar lidhur me konfiskimin e 400 kilogramëve të drogës së llojit kokainë që u bë gjatë ditës së sotme në Lipjan.

Haxhiu tha se aksioni i përbashkët, Itali, Shqipëri dhe Kosovë përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikëve , duke uruar që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

Ministrja Haxhiu theksoi se këtë operacion ndërkombëtar e ka autorizuar sipas kompetencave që i jepen me ligj për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Tutje ajo ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie të drogës.

Postimi i plotë:

Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.

Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët.

Shpërndaje në: