Haxhiu- Latifit: Nëse vazhdon kështu, Ki me maru hamburger najkun në Gjermani

Haxhiu- Latifit: Nëse vazhdon kështu, Ki me maru hamburger najkun në Gjermani

Në emisionin “Pressing” të T7, sot është folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Analisti Blerim Latifi tha se nëse “vjen dita që me pranu autonominë veriun e Kosovës pa të njohur formalisht Serbia, ky shtet për 15 vjet merr fund”.

Ndaj kësaj deklarate, reagoi gazetari Baton Haxhiu.

“A e din ku ti ki me punu nëse vazhdon me këtë rrëfim?! Ki me maru hamburger najkun në Gjermani. E banalizove debatin pëer arsye se e ekstremizove gjuhën për diçka për të cilën nuk është momenti”.

“Problemi është që Serbia e ka një taktikë, që e ka zbatu gjithmonë. Ajo diskuton, diskuton, debaton, negocion vazhdimisht. Dhe ti gjatë përpjekjes me nxjerr diçka nga ajo, ofron, ofron. Në fund ajo thotë ‘s’e pranoj’ dhe pas 10 vjetëve kthehet dhe thotë ‘hajde e zbatojmë ato që e keni pranu atëherë’”, tha Latifi.

 

Shpërndaje në: