Haxhiu me bindje se janë të pakorruptuar, Miftaraj: A je e sigurtë. E Martin Berishaj?

Haxhiu me bindje se janë të pakorruptuar, Miftaraj: A je e sigurtë. E Martin Berishaj?

Ministre Albulena Haxhiu me bindje ka thënë se Qeveria Kurti është e pakorruptuar, transmeton Periskopi.

Menjëherë ka reaguar njohësi i drejtësisë, Ehat Miftaraj, duke e pyetur se a është e sigurtë e duke ia përmendur rastin e Martin Berishajt e disa të tjerëve.

‘’A jeni e sigurt. Shumë e sigurt? Kemi Martin Berishajn psh. Kemi rastin e fundit që është arrestuar zyrtari i Vetëvendosjes, prandaj këtë s’duhet thënë me absolut’’, tha Miftaraj në Rubikon.

‘’Zyrtari që po e përmend është në qeveri a?’’, pyeti Haxhiu.

‘’Martin Berishaj a është në qeveri, a është ambasador. Mimoza Kusari a është me aktakuzë për korrupsion.’’, ia ktheu Miftaraj.

‘’E kemi Agjencionin Kundër Korrupsionit. S’jam unë agjencioni’’, tha Haxhiu duke mos dhënë përgjigje konkrete kur pyetet për këta emra./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: