Haxhiu në kuvend: Për pandeminë flet ministri i Financave, ai i Shëndetësisë rri ulur

Haxhiu në kuvend: Për pandeminë flet ministri i Financave, ai i Shëndetësisë rri ulur

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur sot verbalisht me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për çështjen e mbajtjes së maskave në Kuvend si pjesë e masave antiCOVID-19.

Pasi i është kërkuar ekzekutivit të ketë më shumë rigorozitet në kërkesën për vendosjen e maskave në ambiente të brendshme, ministri Murati tha se kjo është një hipokrizi, pasi në sallën e Kuvendit asnjëri prej deputetëve të PDK-së nuk e ka të vendosur maskën.

“Shumë e lehtë të thuhet që në ambiente të brendshme të kërkohen maskat me rigorozitet. Por po mendoj që kjo pikërisht e vërteton atë që e thash. Këtu ka shumë hipokrizi, i gjithë grupi parlamentar i PDK-së nuk keni maska, asnjëherë s’keni. Kjo është hipokrizia që po flas”, tha ai gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Ndaj këtyre deklarimeve të ministrit Murati ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Prandaj kemi pasur katastrofën shëndetësore gjatë verës. Duket se katastrofën shëndetësore do ta kemi edhe në dimër. Pasi për pandeminë po flet ministri i Financave, ministri i Shëndetësinë rri ulur. Ministri del foltore pa maskë dhe mundohet t’i jep këshilla deputetëve”, tha ai.

Shpërndaje në: