Haxhiu para Gjykatës, Kastrati: E gërditshme, ajo mban një pozitë të rëndësishme dhe është në bankën e të akuzuarve

Haxhiu para Gjykatës, Kastrati: E gërditshme, ajo mban një pozitë të rëndësishme dhe është në bankën e të akuzuarve

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pasi në Gjykatën e Apelit, të enjten është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë në rastin ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputeteve Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Megjithëse, Kastrati me theks të veçantë është marrë me ministren Haxhiu, duke e quajtur të turpshme se ajo mban një pozitë të rëndësishme dhe njëkohësisht është në bankën e të akuzuarve.

“Na krejt e kemi pa në TV kush, çysh e tek ka hedh gaz lotsjellës, prandaj tash nuk është me rëndësi a janë dënuar apo jo….ose a dënohen apo jo në rigjykim. Me rëndësi është foto më poshtë ku shihet Ministrja e Drejtësisë në bankën e të akuzuarëve. Kjo është historia jonë e re. Ministre e Drejtësisë bëhet dikush që ka sulmu Kuvendin me mjete luftarake si gazi lotsjellës”, shkroi ai në Facebookun e tij.

Shpërndaje në: