Haxhiu për Kurtin: Po amniston korrupsionin dhe keqpërdorimet në shëndetësi

Haxhiu për Kurtin: Po amniston korrupsionin dhe keqpërdorimet në shëndetësi

Bekim Haxhiu, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po amniston korrupsionin, keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në shëndetësi.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti shton se, Kurti, siç tha ai, po u jep mbështetje abuzuesve dhe keqpërdoruesve të parasë publike.

“Albin Kurti po amniston korrupsionin, keqperdorimet dhe keqmenaxhimin në shëndetësi.  Ai në vend se kërkonte përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Bordi i SHSKUK-së për mbi 12 milion euro korrupsion e keqpërdorimet në ShSKUK që auditori i prezanton në raportin për vitin 2021,  paska takuar, diskutuar e dhënë mbështetje atyre që zyra e auditori kombëtar iu gjeti  abuzime e keqperdorime me miliona euro hajni që nga blerjet e barnave e pajisjeve mjekësore e deri në transport të kufomave.  Albini Kurti në vend se të kërkonte llogari dhe përgjegjësi ju paska dhënë mbështetje abuzuesve dhe keqperdorueseve të parasë publike në shëndetësi në kuadër të ShSKUK-së”, ka thënë ndër tjerash.

Postimi i plotë:

Albin Kurti po amniston korrupsionin, keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në shëndetësi.

Ai në vend se kërkonte përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Bordi i SHSKUK-së për mbi 12 milion euro korrupsion e keqpërdorimet në ShSKUK që auditori i prezanton në raportin për vitin 2021,  paska takuar, diskutuar e dhënë mbështetje atyre që zyra e auditori kombëtar iu gjeti  abuzime e keqperdorime me miliona euro hajni që nga blerjet e barnave e pajisjeve mjekësore e deri në transport të kufomave.

Sipas raportit të auditorit për ShSKUK në vitin 2021:

Në 61 raste në vlerë 7 milion e 864 mijë€, mungonte raporti i pranimit të mallit që do të duhej të përgatitej nga menaxherët e kontratave.

Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë€, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës.

Këto abuzime kanë ndodhur në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim, sigurimin e automjeteve, karburant për vetura, furnizim me pastrim, sigurim fizik të objekteve etj.

Në 12 raste me vlerë 2,448,184€, faturat nuk ishin paguar brenda afatit ligjor. Po besoj tanimë e keni të njohur pse kanë ndodhur vonesat në pagesa brenda afatit ligjor, vetëm për hajni, bërja “pazar” në stilin tanimë të njohur të kësaj Qeverie, 20 mijë tani 10 mijë më vonë.

Hajni e keqpërdorim deri edhe në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për “Shërbime funerali Covid -19”.

Albini Kurti në vend se të kërkonte llogari dhe përgjegjësi ju paska dhënë mbështetje abuzuesve dhe keqperdorueseve të parasë publike në shëndetësi në kuadër të ShSKUK-së.

Albin, a e di sa është rritur lista e pritjes për procedurat diagnostikuese dhe operacione prej se ke dërguar këtë Bord në SHSKUK?

A e di se në Kardiologji lista e pritjes nga 0-7 ditë, njerëzit tuaj e kanë rritur në një vit e gjysmë pritje për koronarografi.

A e di se Onkologjia ka qenë storie suksesi në orfim të shërbimeve edhe gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa njerëzit tuaj e shkatërruan dhe pacientët duhet të shkojnë për radioterapi në Maqedoni e Shqipëri dhe të presin nga 3-4 muaj.

A ka përgjigje pse në Mjekimin Intenziv Qendror në ShSKUK për dy vite nga 27 shtretër kapacitet janë zvogëluar në 21 shtretër, ndërsa në mungesë të një shtrati në sektorin publik, qytetarët duhet të paguajnë 1000 euro natën në sektorin privat apo jashtë vendit.

Për listat e pritjes në Ortopedi e Kirurgji Vaskulare si dhe klinikat tjera më mirë mos të pyes fare sepse aty janë rritur për 3 dhe 4 vite.

Albin, pse nuk shkove në SHSKUK me taku  personelin shëndetësorë, me iu dhënë kurajo dhe me iu tregu se kur do të rriten pagat në shëndetësi?

Albin, mos ik prej profesionistëve shëndetësorë sepse janë kujdesë edhe për ty gjatë pandemisë COVID-19, takoj mjekët sepse tani ata kanë nevojë për kujdesin e shtetit, kanë nevojë me ua rrit pagat dhe me ua përmirësua kushtet e punës.

Vizitoje ShSKUK-në, shko shikoje katrahurën që kanë shkaktuar njerëzit që ti i ke emëruar në Bordin e SHSKUK-së, këta qe  dje i takove.

A e diskutove raportin e auditorit për SHSKUK-në për vitin 2021, raportin për të cilin ju pyeta në Kuvend?

Pse nuk shkove në ShSKUK?

A u frikësove se po të ha “qeni tapall” që ke premtuar në fushatë se do t’a largosh, kurse vetëm këtë vit në tri raste qentë kanë sulmuar mjekët në oborrin e SHSKUK-së.

Përgjigju Albin, sa do të jenë pagat në shëndetësi me 1 shtator 2022?

Si mendon të ndalësh ikjen e trurit në shëndetësi?

Shpërndaje në: