Haxhiu për Mitrovicën: Intervenimi në Veri i frikësoi qytetarët mitrovicas

Haxhiu për Mitrovicën: Intervenimi në Veri i frikësoi qytetarët mitrovicas

Baton Haxhiu, sondazhisti i famshëm, ka folur në lidhje me rezultatet në komunën e Mitrovicës.

“Mitrovica është i vetmi vend që e ka trajtuar intervenimin si rrezik për qytetarinë e tyre, për sigurinë e tyre. Çuditërisht ata janë e vetmja komunë që veprimet e Qeverisë i ka trajtuar si problematike.” – u shpreh z. Haxhiu, pa u treguar shumë specifik.

Ai deklaroi se 20 për qind e qytetarëve në Mitrovicë e kanë trajtuar me rrezik të madh aksionin në Veri.

Për Vushtrrinë, ai tha se ka prodhuar garën më interesante.

“Tamam si lojë futbolli,” – komentoi ai, përcjell Periskopi.

Më pas, çështja shkoi te komentimi i Premier Ligës dhe Bundes Ligës. /Periskopi 

Shpërndaje në: