Haxhiu: Qeveria e ka hallin të shëndeti i tyre, prandaj po kërkojnë zgjedhje

Haxhiu: Qeveria e ka hallin të shëndeti i tyre, prandaj po kërkojnë zgjedhje

Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria hallin e ka tek shëndeti i tyre pas gjashtë muajsh në qeveri, dhe prandaj po kërkojnë shtyrje e zgjedhjeve.

Haxhiu ka theksuar se qeveria heshti në ditën kur patëm 36 vdekje në ditë, mbi 27 mijë raste aktive e rreth 3 mijë raste pozitive në 24 orë.

Sipas Haxhiut, qeverisë Kurti dhe Vetëvendosjes tani ju ka rënë ndërmend për shëndetin e tyre prandaj po kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve.

“Aq të mëshirshëm për qytetarët, të shqetësuar për fatin e tyre kanë qëlluar këta pushtetarët tanë. Kanë filluar ta kenë hallin e shëndetit të tyre tani pas 6 muaj qeverisje dhe prandaj po kërkojnë shtyerjen e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.

Postimi i plotë:

Aq të mëshirshëm për qytetarët, të shqetësuar për fatin e tyre kanë qëlluar këta pushtetarët tanë.
Kanë filluar ta kenë hallin e shëndetit të tyre tani pas 6 muaj qeverisje dhe prandaj po kërkojnë shtyerjen e zgjedhjeve.
Grafikonet, lakorja e përhapjes së pandemisë nga data 17 gusht 2021 demaskojnë hipokritët e Qeverisë.
Në kohën kur patëm 36 vdekje në ditë, mbi 27 mijë raste aktive e rreth 3 mijë raste pozitive në 24h, qeveria heshti.
No comment!!!

Shpërndaje në: