Haxhiu: Qeveria Kurti s’ka kredibilitet për të diskutuar më për shëndetin e qytetarëve

Haxhiu: Qeveria Kurti s’ka kredibilitet për të diskutuar më për shëndetin e qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka thënë se qeveria e Kosovës nuk ka kredebilitet për të diskutuar për mbrojtjën e shëndetit të qytetarëve apo vaksinimin.

Ai ka thënë se me ministrin e Shëndetësisë nuk do të flasë më për pandeminë.

“Qeveria Kurti nuk ka kredibilitet për të diskutuar më për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, apo për vaksinimin. Me ministrin e shëndetësisë nuk do të flas për pandeminë më.”, tha Haxhiu.

Më tutje, ai ka thënë se do të donte të diskutojë me një ministër kredibil që vërejtjet i trajton me seriozitet.

“Kjo Qeveri nuk ka më kredibilitet që të diskutojë për këtë çështje. Do të doja ta diskutoja këtë problem me një ministër kredibil, që vërejtjet e deputetëve i merr seriozisht me kohë, e jo kur ai vet dështon dhe i hedh në bërllok 133 mijë doza të vaksinave e pastaj del edhe i akuzon deputetët për një të vërtetë që i kanë thanë se ka pranuar vaksina në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Haxhiu.

Shpërndaje në: