Haxhiu: Shpresoj që qytetarët e Drenasit nuk do të mashtrohen nga Veseli e Lladrovci

Haxhiu: Shpresoj që qytetarët e Drenasit nuk do të mashtrohen nga Veseli e Lladrovci

Sipas Haxhiut, Veseli e Lladrovci do të ndëshkohen të dielën.

Komenti i saj i plotë në Facebook:

Sa hipokrizi! PDK që mbanë vulën e përgjegjësisë për gjendjen e mjerueshme në vend por edhe në Komunën e Drenasit, po bën premtime, thuajse nuk ka udhëhequr asnjëherë me atë vend.

Unë shpresoj që qytetaret e Drenasit, kësaj radhe, të mos bien në grackën e mashtrimeve të Kadri Veselit e Ramiz Lladrovcit dhe të tjerëve si ata.

Këta duhet të ndëshkohen të dielen. Qytetarët e Drenasit dhe e gjithë Kosova kanë nevojë për ndryshim. Jo për individë pa asnjë kredibilitet e të korruptuar dhe jo për subjekte që janë përgjegjëset kryesore për varfërinë e mjerimin.

Shpërndaje në: