Haxhiu: Sot këtu do të duhej të ishte Arben Vitia – Qeveria nuk bëri asgjë kur rastet nisën të rriten

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu në mbledhjen e parë të komisionit për Shëndetësi ka thënë se present do të duhej të ishte ministri Arben Vitia, transmeton Periskopi.

‘’Befasohem si para komisionit nuk është ftuar të paktën me një bashkëbisedim me ministrin e Shëndetësisë. Sot do të duhej të ishte ministri i Shëndetësisë bashkë me përgjegjësit që kanë qenë udhëheqë të këtij sektori. Me na dhënë sqarimet’’, tha ai.

‘’Si është e mundur të ketë një heshtje të tillë institucionale me gjithë këto raste. Në kohën kur u ashtë të ketë mobilizim të të gjithë akterëve, ka ndodh eskalimi më i madh i pandemisë. Projeksionet e rritjes së numrit të rasteve aktive, s’ka pasë asnë veprim e reagim.’’

Cilat janë masat prej qeverisë, rekomandimet e IKSHPK kur lakorja ka filluar të ngritet. A ka pasë rekomandime? IKSHPK duhet ti bëjë publike gjitha këto rekomandime, nga data 17 korrik e këtej’’.

‘’Ka pasë manipulime edhe me numrin e rasteve të vdekjeve. Situata është e rëndë, ndonëse lakorja ka filluar të bie e rasteve, por edhe ai i testeve’’.PERISKOPI/