Haxhiu: Sylë Hoxhës nuk i pëlqejnë raportimet transparente, por ndërhyrjet e nëntokës
Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se jemi dëshmtiarë që Kuvendi i Kosovës nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por ato private biznesore herë të deputetëve të caktuar, herë të Qeverisë e herë të njerëzve të lidhur me ta.
“Sikur të kishim një Kuvend dhe deputetë që përnjëmend përfaqësojnë dhe mbrojnë qytetarin e Republikës nuk do të tentohej të heshtej një vdekje e dhunshme e një qytetari në duart e shtetit. Por ja që, për fatin tonë të keq sot jemi dëhsmitar të asaj që ky Kuvend ka kohë që nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por ato private biznesore herë të deputetëve të caktuar, herë të Qeverisë e herë të njerëzve të lidhur me ta”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se si mund të shpjegohet ndryshe fakti se ku debati u pamundësua jo vetëm këtu në seancë parlamentare por edhe në komisione parlamentare.
“Dhe meqë u përmend Komisioni për Legjilslacion të cilin e drejtoj, po e theksoj faktin dhe po e vë në dijeni se pikërisht në Komisionin për legjilsacion u kundërhstua thirrja e ministres së Drejtësisë. Pra, nuk u lejua thirrja e minsitres e cila ka përgjegjësi direkte sepse e njëjta merret me menaxchimin e burgjeve. Madje nuk u lejua as thirrja e kryeprokurorit Sylë Hoxha për të na njoftuar me rrethanat e vdekjes, dështimin e institucioneve, rrjedhjen e provave, kohën e vdekjes, për shkak se kishte deklarata kundërthënëse në vazhdimësi. Madje, ky i fundit, Sylë Hoxha, tha se nuk e kam ndërmend të raportoj në Kuvend sepse është ndërhyrje në drejtësi. Si duket Sylë Hoxhës nuk i pëlqejnë raportimet transparente për publikun, Sylë Hoxha preferon ndërhyrjet e “Prontos”, kam fjalën për ato të padukshmet, ato të nëntokës”.
Sipas Haxhiut, deklaratat e institucioneve të sigurisë e të drejtësisë se kinse kanë marrë seriozisht këtë rast, kanë qenë vetëm një farsë e gërditshme e njerëzve që po tentojnë të drejtëojnë opinionin publik drejt propagandës së tyre dhe larg të vërtetës.



