Haxhiut nuk i duket sen plani për ekzekutimin e Martyt: Kush ka dyshu që Serbia nuk do me ia mveshë shqiptarëve

Haxhiut nuk i duket sen plani  për ekzekutimin e Martyt: Kush ka dyshu që Serbia nuk do me ia mveshë shqiptarëve

Ministre Albulena Haxhiu nuk e sheh diçka për t’u çuditur me deklaratën e Dick Martyt se Serbia donte t’i mveshte vrasjen e tij shqiptarëve, transmeton Periskopi.

Ajo arsyeton mos reagimin e menjëhershëm të krerëve të shtetit ndaj kësaj çështje.

‘’Ka pasë edhe deklaratë nga Kurti e Osmani. Gjitha masat do të ndërmerren. A duhet me shkru tash në Tweet? Edhe Kurti e përfaqësueit tjerë do t’i ndërmarrin gjitha veprimet. Nuk na habitë qasja e Serbisë, se kjo është po e njëjta. Kush ka dyshu se Serbia nuk ka pretendime që krimet t’ia mveshë shqiptarëve’’./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: