Haziri: Albin Kurti s’e ka zgjidhur një çështje të vetme në dialog

Haziri: Albin Kurti s’e ka zgjidhur një çështje të vetme në dialog

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se kryeministri Albin Kurti deri më tani ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar.

“Por asnjë marrëveshje e re nuk është arritur. Është biseduar dhe dakorduar lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës”, është shprehur Haziri.

“Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën, e cila pritet të shteret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajcak, në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit që vjen nga SHBA-ja”.

Në takimin e nesërm, sipas tij, prioritet duhet të jenë çështjet që janë para, derisa shton marrëveshjen përfundimtare.

“Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione. Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut”.

Shpërndaje në: