Haziri: Arsimi do të mbetet prioriteti kryesor dhe investimet kryesore do të shkojnë në arsim

Haziri: Arsimi do të mbetet prioriteti kryesor dhe investimet kryesore do të shkojnë në arsim

Kandidiati i LDK-së për Gjilanin dhe kryetari aktual, Lutfi Haziri, ka uruar me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Haziri ka thënë se arsimi do të mbetet prioritet kryesor në udhëheqjen e tij si kryetar i Gjilanit.

Postimi i tij i plotë:

Kthimi i zhurmës së fëmijëve në shkolla, përkundër shtyrjes tri javore të procesit mësimor, është lajmi më i mirë sot. Kemi filluar procesin mësimor në vitin e ri shkollor në të gjitha ciklet shkollore në komunën e Gjilanit, në koordinim edhe me Ministrinë e Arsimit.

Pashë nga afër procesin e fillimit te vitit në gjimanzin shoqëror “Zenel Hajdini” dhe në shkollën fillore “Selami Hallaqi” dhe e falënderoj Drejtorinë Komunale të Arsimit për angazhimet në kohë pandemie që procesi mësimor të fillojë me kohë.

Lutemi dhe do të punojmë bashkë që të preventojmë çdo arsye për mbyllje të klasëve e shkollave për shkak të COVID-19.

Mësimdhënësit, prindërit e nxënësit kanë arsyje t’i gëzohen këtij fillim-viti shkollor sepse arsimi do të mbetet prioriteti kryesor dhe investimet kryesore do të shkojnë në arsim. Urime nga zemra e suksese!

#ArsimiPrioritet

 

Shpërndaje në: