Haziri i quan njerëz të rrugës VV-në: Janë lind në rrugë, s’kanë përvojë në qeverisje

Haziri i quan njerëz të rrugës VV-në: Janë lind në rrugë, s’kanë përvojë në qeverisje

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka përsëritur deklaratën se njerëzit e Vetëvendosjes janë të rrugëve dhe se ashtu janë krijuar, transmeton Periskopi.

Haziri sonte në Debat Plus ka thënë se ata kanë sfiduar ligjin dhe rendin,por që tani e kanë rastin të sprovohen me qeverisje.

‘’VV është lind në rrugë, nga protesta dhe është vokacion që Albin  Kurti e ka ndërtu tash e 15 vite. PDK e ka historikun e militarizimit të kryengritësve të UCK. Por kjo është fakt, kështu që për herë të parë sprovohen, tash janë në krye të Qeverisë dhe me pa.  Janë lind në rrugë dhe kanë sfidu ligjinn dhe rendin’’,ka thënë Haziri.

Haziri tha se do që të jetë konsistent dhe se nuk heq dorë nga deklarimet e tij, edhe pse tash janë në fazën e arritjes së marrëveshjes me VV’në./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: