Haziri: KEDS është takuar me përfaqësues të Elektroseverit në Stamboll nëntë ditë para marrëveshjes

Haziri: KEDS është takuar me përfaqësues të Elektroseverit në Stamboll nëntë ditë para marrëveshjes

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshjes për udhërrëfyesin lidhur me energjinë elektrike në veri të Kosovës, e ka paraprirë një takim jotransparent mes përfaqësuesve të KEDS dhe atyre të Elektroseverit në Stamboll.

Haziri ka thënë se marrëveshja ka ndodhur 9 ditë më vonë.

“Ajo që ka ndodhë, është se më 9 të muajit të kaluar ka qenë nëj takim i KEDSit dhe përfaqësuesve të elektroseverit në Stamboll. Marrëveshja ka ndodhur 9 ditë më vonë”, ka thënë ai në T7.

“Ky udhërrëfyes tash është në zbatim. Se sa do të faturohen tash këto pas reciprocitetit në targa mbetet të shihet”, shtoi ai.

Shpërndaje në: