Haziri: Pastëria e luftës së UÇK-së do të lahet me drejtësi herët a vonë

Haziri: Pastëria e luftës së UÇK-së do të lahet me drejtësi herët a vonë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se beson se herët a vonë pastërtia e luftës në Kosovë do të lahet me drejtësi.

Haziri, tha se kjo është hera e tretë që po provohet të vendoset drejtësia në Kosovë, ndërsa tha se shpreson se kësaj here do të mbyllet ky proces.

“Unë jam njëri nga ata që besoj se pastërtia e luftës, do të lahet me drejtësi herët apo vonë dhe kjo nuk lidhet me emër të përveçëm. Në rastin tonë, para drejtësisë po nxjerret një proces me një individ të caktuar, ashtu siç po e potencon gjykata, por nëse e sheh brendësinë, atëherë po del një ekip. Është hera e tretë që po provohet me u vendos drejtësia në Kosovë dhe shpresojmë që po mbyllet!”.

Shpërndaje në: