Haziri për Specialen: Njerëzit janë vra, duhet me kallxu kush ka vra

Haziri për Specialen: Njerëzit janë vra, duhet me kallxu kush ka vra

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se vrasjet e pasluftës duhet të zbardhen patjetër nga Specialja, transmeton Periskopi.

Sipas tij, pritet që të zbardhen edhe emrat e atyre që kanë bërë krime të caktuara.

‘’Ajo që pritet të ndodh është ardhja e rasteve kur të zbulohen emrat që pritet të ballafaqohen për këto.  Njerëzit janë vra. Duhet me kallxu kush ka vra .Në aktakuzë i ke një numër të caktuar të rojeve të pyjeve që janë pushkatu. Ne nuk dijmë asgjë më shumë se aktakuza e redaktuar’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

‘Lufta është pjesë e suksesshme e historisë sonë. Është qëllimi që mos me u ndërru kjo histori’’PERISKOPI/

Shpërndaje në: