Haziri “qetëson” tonet, thotë se do ta mbështes cilindo zyrtar që zgjidhet kryetar i LDK-së

Haziri “qetëson” tonet, thotë se do ta mbështes cilindo zyrtar që zgjidhet kryetar i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedh kryetarin e ri të partisë më 14 mars.

Krahas emrave të tjerë si kandidat potencial për këtë pozitë është edhe nënkryetari aktual, Lutfi Haiziri.

Ai për Klan Kosova tha se edhe nëse zgjidhet si lider i partisë, detyrën e të parit të Gjilanit do ta çon deri në fund.

Por edhe nëse nuk fiton, ai pohoi se do ta mbështesë secilin që emërohet në këtë post, pasi LDK-ja ka njerëz të zotë për ta udhëhequr subjektin.

Një emërimi të tij si lider partiak, do t`i gëzoheshin edhe gjilanasit që thonë se Haziri është punëtor dhe njeri i drejtë.

 

Shpërndaje në: