Haziri rreth koalicionit LDK-VV: Mos e keni dert, nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’

Haziri rreth koalicionit LDK-VV: Mos e keni dert, nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka bërë me dije se partitë  LDK-VV kanë arritur pajtushmëri në sektorin e ekonomisë, shëndetësisës dhe në sektorin e politikave tercale.

Haziri tha se nuk ka asnjë ngërç sa i përket LDK-VV-së.

Ai tha se arsyeja e vetme e vonesave është çështja e ankesave sa I përket rezultateve të numërmit.

Ja statusi i plotë:

Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale. Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’.

Shpërndaje në: