Haziri: S’është marre me dal e me thënë se nuk ka vaksina, por presim të na dhurojnë

Haziri: S’është marre me dal e me thënë se nuk ka vaksina, por presim të na dhurojnë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka komentuar gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 në vend.

Sipas tij qytetarët nuk po mund të bëjnë termine për t’u vaksinuar pasi që shteti nuk ka arritur t’i sigurojë me kohë vaksinat antiCOVID-19.

Ai në emisionin “Context” tha se nuk është turp për Qeverinë nëse del dhe thotë se nuk ka vaksina.

“Kosova ka nevojë me pas plan operativ kombëtar. Nuk është turp me dal me thanë sonte nuk ka vaksina, qytetar të nderuar na jena të gatshëm kemi plane operative por nuk kemi vaksina. Kanë me na ardhë përmes programit COVAX, janë dhuratë, nuk po dojna me harxhua buxhetin se nuk kena shumë, pritni edhe dy ditë. Por, termine të lira nuk thuhet se nuk ka, sepse nuk ka termine se nuk ka vaksina”,- u shpreh Haziri.

Ndërkaq kujtojmë se që nga dita e shtunë, qytetarët nuk kanë mundur të bëjnë termin për t’u vaksinuar pasi qe nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nuk ka termine të lira.

Shpërndaje në: