Haziri: Sot nuk pati marrëveshje sepse VV nuk po tërhiqet për pozitën e Kryeparlamentarit

Haziri: Sot nuk pati marrëveshje sepse VV nuk po tërhiqet për pozitën e Kryeparlamentarit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, megjithëse thotë se ambasadorët e Kuintit janë ftuar vetëm për një takim informative, megjithëse thotë se prezenca e tyre mund t’i jap ‘shpirt politik’ angazhimit LDK-VV për marrëveshje.

Haziri në zona B, ka thënë se sot nuk pati marrëveshje mes dy partive, sepse Kurti nuk do ta negociojë pozitën e Kryeparlamentarit, përcjell Periskopi

“Me thanë të drejtën qëndrimi i tyre është që të mos ketë kthim prapa 26 dhjetorit, nënkupton të mos diskutojmë për kryetarin e Kuvendit në këtë fazë. Kjo është arsyeja pse nuk u bë marrëveshje. Dy liderët janë dakordu që për shkak të interesimit me thënë të drejtën edhe takimet që ambasadorët e Kuintit kanë me liderë, më shumë takimi do të jetë informues. Partnerët janë marrë vesh që me i realize marrëveshjen pa ndërhyrje. Prania e tyre mund t’i jap shpirt politik këtij angazhimi. Vullneti jonë është konfirmu që është për marrëveshje. Kemi mendu që brenda natës me mendu një kreativitet, një pragmatizëm politik. Jam idhtar që deri në minutën e fundit me insistu në këtë marrëveshje”, ka thënë Haziri.

Vetëvendosje dhe LDK, sot rreth dy orë kanë mbajtur takimin e radhës, në përpjekje për të arritur marrëveshje koalicioni. Palët janë larguar tinëzisht nga gazetarët pas takimit dhe pas disa orësh, të dy partitë kanë lëshuar dy komunikata të shkurtra për media. Vetëvendosje, në komunikatën e saj, ka thënë se do të ketë sërish takim dhe se aty janë ftuar edhe ambasadorët e Kuntit, ndërkaq LDK ka njoftuar shkurtimisht se ‘kjo parti paraqiti edhe një herë qëndrimet e saj tashmë të njohura’.

Qëndrimi i LDK-së është që ta ketë pozitën e Kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit. Qëndrimi i Vetëvendosjes është se nuk e jep pozitën e Kryeparlamentarit./Periskopi

Shpërndaje në: