Haziri: Të vetëizoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit

Haziri: Të vetëizoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar sot se gjithë të vet izoluarit për shkak të pandemisë Covid 19 e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit.

Haziri në një konferencë për medie, pas vizitës së tij në Spitalin Regjional të Gjilanit tha se ata janë ende duke i trajtuar rastet në fshatrat Zhegër dhe Vrapqiç.

 

 

“Gjithë të vet izoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit. Por edhe më tutje me dorëza dhe maska, mjete higjienike të pastrojmë duart mos të ketë kontakte të njerëzve, sepse nuk ka kaluar asgjë”, tha ai.

I pari i Gjilanit edhe nga aty bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet gjatë ditës.

“Gjilani vazhdon me i trajtua ende rastet në familjen Shaqiri në Vrapçiq, ndërsa rasti tjetër në Zhegër tashmë është testua negativ në testin e dytë. Shpresojmë shumë që testin e radhës gjendja e tij të përmirësohet dhe të trajtojmë si të shëruar”, u shpreh Haziri.

Duke folur për ndihmat që komuna që ai drejton do të bëj për familjet skamnore, Haziri theksoi se askush nuk do të mbetet pa bukë në sofër.

“Nuk ka nevojë me ardh tek ne, ne i qojmë në shtëpi ndihmat çdo familje e regjistruar që ka nevojë, ne nuk e lajmë pa sofër në këtë kohë. Nuk do të mbesin pa ushqim”, tha ai

Shpërndaje në: