Haziri: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë si kristali

Haziri: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë si kristali

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në emisionn Frontal në T7 ka thënë se është tejet i qartë aktgjykimi i Gjykatës Kushtuese i publikuar sot në lidhje me vendimin e Qeverisë për të kufizuar lirinë e lëvizjës për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19.

Gjykata Kushtetuese ia ka pranuar kërkesën Presidentin Hashim Thaci, duke e shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizës në Kosovë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Haziri thotë se ky vendim është i qartë dhe se Qeveria ditëve në vijim të mendojë se çfarë masa të tjera duhet të marrë për ta penguar përhapjen e pandemisë.

“Deri më 13 prill është mirë që Qeveria me dalë me një strategji. Deri atëherë ka kohë me u përmirësu. Është një vendim i qartë si kristali. Duhet me vazhdu me punu, të mos komentohen më sepse ka kush i komenton”, ka thënë Haziri.

Ai u ka kërkuar institucioneve qendrore që të koordinohen me vendime dhe masa të ndërmarra, sepse kryetari i Gjilanit thotë se po është pastaj e vështirë të vihen në zbatim nëpër komuna.

“Mos na coni ujë të trubullt ng qendrat vendimmarrëse”, ka thënë Haziri.

Shpërndaje në: