Haziri: VV nxjerr të pavërteta kur thotë ‘jo po na pengon ky nënkryetar i LDK-së, jo ai’

Haziri: VV nxjerr të pavërteta kur thotë ‘jo po na pengon ky nënkryetar i LDK-së, jo ai’

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se zyrtarë të VV-së kanë plasuar të pavërteta ndaj figurave të partisë së tij.

“Po vazhdon me pasë plasim të pavërtetave, jo po më pengon ky kryetar komune, jo ky nënkryetar. Unë më shumë e shoh mosbesim mes palëve, natyrisht që hendeku i mosbesimit s’mund të mbyllet me dy tre takime. Ne kemi marrë zotim nga zoti Kurti se kemi me punue si ekipe dhe kemi me respektu vullnetin politik. Zoti Kurti e ka zgjedhë video mesazhin si formë të komunikimit të tij, por karshi LDK-së besoj se është më korrekte me e nda përgjegjësinë, me e zbardhë atë rol pa asnjë lloj hezitimi”, tha Haziri./Periskopi/

Shpërndaje në: