Hekuran Murati krijon ‘gjallni’ në Komision: E bën hallakamë me akuzat ndaj Ymer Ymerit

Hekuran Murati krijon ‘gjallni’ në Komision: E bën hallakamë me akuzat ndaj Ymer Ymerit

Ministri Hekuran Murati ka krijuar tensione në Komisionin për arsim, aty ku po përballen grevistët e SBAShK-ut me Qeverinë.

Kjo pasi Murati tha se anëtarët e SBAShK-ut ‘duhet t’i njohim më mirë’ duke thënë se ‘Ymer Ymeri është më i afërt me disa parti politike’.

Debati që e transkripton Periskopi:

Hekuran Murati: Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevis u tha se kush janë dhe cfarë pozita mbajnë, por mendoj se duhet t’i njohim më mirë. Prandaj kisha, për shkak se për zotin Ymeri është raportu se është më i afërt me disa subjekte politike, ndoshta do të ishte mirë…

Albena Reshitaj (Komisioni): I nderumë ministër ky është komisioni për arsim, ju lutem

Hekuran Murati: E pata fjalën nëse me lejohet.

Albena Reshitaj (Komisioni): Po po, ju lejohet por ju kemi ftuar.

Ymer Ymeri: Qe nja dy ditë jam bë me Vetëvendosjen. /Periskopi

 

Shpërndaje në: