Helmohen qytetarët në Han të Elezit, Kurti s’e prish përsëri rehatinë në Greqi, njëlloj sikurse në rastin e Deçanit

Helmohen qytetarët në Han të Elezit, Kurti s’e prish përsëri rehatinë në Greqi, njëlloj sikurse në rastin e Deçanit

Dje në mbrëmje dyshohet se janë helmuar nga uji rreth 100 qytetarë në Han të Elezit, shkruan Periskopi.

Kryetari i Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, tha se personat që dyshohet se janë helmuar kanë marrë trajtim mjekësor dhe se simtomat e paraqitura tek këta persona janë vjellje, jashtëqitje dhe temperaturë.

“Që nga mbrëmë rreth orës 20:00 kane filluar te vijnë të dyshuar nga helmimi në QKMF të marrin ndihmën e parë për shkak të simptomave të vjelljes, të barkqitjes dhe temperaturës e që thonë se ky është helmim. Helmimi dyshohet se mund të ketë ardhur nga uji, megjithatë nuk ka ende ndonjë analizë se nga saktësisht vjen ky helmim” – tha Ballazhi

“IKSHPK-ja është i njoftuar, i cili ka shkuar edhe i ka marrë mostrat në fshatin Gorancë për të bërë analizat dhe për të parë se çka në fakt është duke ndodhur. Deri para rreth një orë diku rreth 100 persona kanë kërkuar ndihmë, vinë herë pas here persona por jo në mënyrë masive, ka rënë numri siç ka qenë nga dita e djeshme në orët e vona të mbrëmjes”, ka thënë ai për klankosova.tv.

E rastësia e krejt kësaj ka të bëjë me rastin e Deçanit, ku dyshohej se ishin helmuar nga uji të paktën 428 qytetarë.

Nesër bëhen saktësisht një vit që kur kishte ndodhur rasti i Deçanit.

Mirëpo në rezultatet që kishte treguar IKShPK-ja pas testimi të ujit në disa fshatra të Deçanit është treguar se në të gjitha mostrat sasia e klorit është në kufi të normales dhe analizat fiziko-kimike janë brenda normativës, mostrat e analizuara nuk kanë kontaminim bakterial dhe po ashtu në 7 mostrat e fecesit të marra të gjitha kanë rezultuar negative në testin për Rotavirus dhe Adenovirus si dhe në ekzaminim mikroskopik për parazit, rezultatet preliminare të koprokulturës gjithashtu janë negative.

Por, për koiçidencë në të dyja rastet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëlluar në Greqi.

Atëkohë në komunën e Deçanit ishte shpallur gjendje emergjente për shkak të helmimit, e Kurti vazhdonte qëndrimin e tij në një hotel luksoz, në të cilin po raportohet se është akomoduar edhe këto ditë sa është duke qëndruar në Greqi.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Kurti, ministri i Shëndetësisë apo deputetëve për gjenjden në Han të Elezit./IlirianaXhylani-Periskopi

 

Shpërndaje në: