Herë n’atë të enjte, herë n’këtë të enjte: Kur bjen shiu i paralajmëruar prej ditësh në Kosovë. Po vetëtimat? Po bubullimat?

Herë n’atë të enjte, herë n’këtë të enjte: Kur bjen shiu i paralajmëruar prej ditësh në Kosovë. Po vetëtimat? Po bubullimat?

Gjatë gjithë javës së kaluar, por edhe ditëve të kësaj jave, është paralajmëruar se do të bie shi. Rënia e temperaturave është evidente dhe po e provojmë fatmirësisht me lëkurën tonë, por shi nuk po shohim askund, për aq sa na e kap perimetrin e shikimit, syri jonë.

Për këtë, ne kemi pyetur kompetentin e motit, z.Sylë Tahirsylaj, për të na treguar se kur mund ta kemi shiun e paralajmëruar, por ai nuk na dha deklaratë pasi që tha se ‘nuk iu folë portaleve’.

z.Tahirsylaj i ka thënë gazetares sonë se u jep deklarata vetëm Agjencive të Lajmeve. Ne nuk njohim shumë sosh në vendin tonë, përveç Kosovapressit ku lusim kolegët tonë nga kjo Agjenci që ta kontaktojnë z.Tahirsylaj për ta marrë vesh edhe ne këtë punën e shiut.

Faqja kosovare kompetente e motit në Facebook, ka paralajmëruar prej ditësh rënie të shiut, që prej të martës, derisa tani njofton për shi në fundjavë.

Sidoqoftë, ne respektojmë shumë të gjithë parashikuesit e motit, mbesim besnik të tyre  dhe kurdo që atmosfera t’na freskohet me shi, do ta shijojmë së bashku ?/Fun/ Periskopi/ 

Shpërndaje në: