Herën e fundit kur Kosova u ndesh me Spanjën, Besar Halimi shënoi këtë gol absolutisht sensacional

Herën e fundit kur Kosova u ndesh me Spanjën, Besar Halimi shënoi këtë gol absolutisht sensacional

Kombëtarja e Spanjës ka ateruar në Prishtinë, para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës që do të zë vend në ‘Fadil Vokrri’.

Takimi luhet në kuadër të Grupit B, me ‘La Rojan’ që kryeson me 10 pikë pas pesë ndeshjes, një më shumë se Suedia në vendin e dytë, por skandinavët kanë dy ndeshje më pak të luajtura.

Menjëherë nën to, është Kosova me katër pikë nga katër ndeshje.

Sidoqoftë, herën e fundit kur ‘Dardanët’ ishin ndeshur me Spanjën, Besar Halimi na kishte dhuruar një moment të veçantë.

Në përballjen të cilën Kosova e humbi 3-1, mesfushori realizoi një gol absolutisht sensacional nga rreth 40 metra.

Me rezultati 2-0 në favor të spanjollëve, portieri spanjoll bëri një dalje të gabuar, me Halimin që përfitoi para se të lansonte një goditje me saktësi drithëruese.

Shikoni më poshtë.

Shpresojmë më shumë gjëra të tilla të shohim nga ai nesër. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: