Heroi i tragjedisë në Zelandën e Re: Abdul Azizi shpëtoi dhjetëra të tjerë nga vrasja me anë të skanerit

Heroi i tragjedisë në Zelandën e Re: Abdul Azizi shpëtoi dhjetëra të tjerë nga vrasja me anë të skanerit

Kur vrasësi i myslimanëve në Zelandë të Re po vriste të gjithë ata që dilnin në rrugë, një njeri me emrin Abdul Aziz nuk u fsheh. Ai mori të parën gjë që i panë sytë, një skanograf të kartës së kreditit, dhe doli jashtë duke i bërtitur atij: “Hajde këtu!”

Azizi, 48 vjeçar, u quajt hero për parandalimin e më shumë vdekjeve gjatë lutjeve të ditës së xhumasë në xhaminë e Linwoodit në Christchurch, pasi e kishte frikësuar vrasësin.

Por Azizi, katër bijtë e të cilit bashkë me dhjetëra të tjerë mbetën në xhami derisa ai po përballej me vrasësin, beson se atë gjë do ta bënte secili, përkthen Periskopi nga The Guardian.

Vrasësi kishte vrarë 50 njerëz pasi sulmoi dy xhami në sulmin më masiv në historinë moderne të Zelandës së Re.

Edhe imami i xhamisë, Latef Alabi, beson që numri i vdekjeve do të ishte edhe më i madh nëse nuk do të vepronte Azizi me skenografin e tij.

“Kuptova se këtu kishte diçka tjetër. Ky ishte vrasës. Më pas, erdhi vëllai ynë [Azizi]. Ai i shkoi pas dhe ia doli ta frikësonte, dhe kështu ne u shpëtuam,” tha Alabi. “Nëse ai do t’ia dilte të vinte në xhami, atëherë të gjithë ne do të kishim shkuar në botën tjetër.” /Periskopi

Shpërndaje në: