Heshtje në selinë e VV-së, asnjë lëvizje nga zyrtarët e partisë

Heshtje në selinë e VV-së, asnjë lëvizje nga zyrtarët e partisë

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndroj e qetë, pavarësisht reagimeve në rrjetin social Facebook, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Asnjë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është parë në selinë e kësaj partie.

Ekonomia Online po qëndron para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje por deri me tani asnjë zyrtar nuk ka arritur në seli.

Ndërkaq, kreu i VV-së, Albin Kurti pak më parë deklaroi se nuk do ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe se një verdikt i tillë është në të mirë të siç i quan ai “kapësve të shtetit”.

Shpërndaje në: