Hidhet nga kati i dymbëdhjetë i banesës një burrë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në kryeqytet është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull  kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.