Hidhet shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

Hidhet shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

Sot është hedhur shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Fituesi aktual i këtij trofe, Llapi do të ballafaqohet me Gjilanin.

Kurse, Prishtina do të ketë punë me Vushtrrinë.

Në këtë fazë ndeshjet do të luhen në sistemin vajtje-ardhje.

Përballjet e para do të luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 19 të muajit që vjen

Siç dihet, fituesi i Kupës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane dhe prandaj ky trofe është edhe më i lakmueshëm.

Shpërndaje në: