Hidhet shorti: Manchester Utd luan kundër AC Milan

Hidhet shorti: Manchester Utd luan kundër AC Milan

Është hedhur shorti i raundit të 1/8 të Europa League. Duele të forta dhe tepër interesante, ndërsa skuadra që ia del të fitojë këtë kompeticion mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Manchester United-Milan është një finale e parakohshme. Sfida e parë mes “Djajve” do të zhvillohet në “Old Trafford”, teksa këto dy skuadra janë ndeshur mes tyrë për herë të fundit 11 vite më parë. Roma e Marash Kumbullës do të sfidojë ukrainasit e Shakhtar Donetsk.

Ndeshjet e para do të luhen në 11 mars, ndërsa ndeshjet e dyta do të luhen më 18 mars 2021.

Shorti i çerekfinales dhe gjysmëfinales do të hidhet më 19 mars.

Shpërndaje në: