Hillary Clinton: Sa herë që mendoj për Donald Trump më kap alergjia (Video)
Kandidatja demokrate për president të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, e ka fajësuar rivalin e vet republikan Donald Trupm për kollitjen e papritur duke bërë shaka se sa herë që mendon për Trump e kap alergjia.
Hillary doli në skenë në Klevlendë, Ohaio, duke u kollitur pa kontroll gjatë një tubimi të Ditës së Punës.
Për këtë ajo bëri shaka duke thënë: “Sa herë që mendoj për Trump më kap alergjia”.



