Hin këtu, del te Qafa: Prishtinasit ironi me mungesën e kapakëve të pusetave

Hin këtu, del te Qafa: Prishtinasit ironi me mungesën e kapakëve të pusetave

Prishtinasit po i bëjnë thirrje tashmë kryetarit të ri të Prishtinës Përparim Ramës,  që të filloj të shqyrtojë disa nga problemet elementare, siç është pjesa e infrastrukturës në kryeqytet, shkruan Periskopi.

Njëra ndër to, është lagjja Kolovica, e më saktësisht rruga “Shkëlzen Haradinaj”, ku po vazhdon të përballet me mungesë të kapakëve të pusetave, problem ky që paraqet rrezik tek banorët e kësaj lagjeje.

“Vrojtuesit e Lagjes”, kanë ironizuar me problemin duke  publikuar një foto, ku shihet puseta e hapur, dhe mbishkrimin “Hin këtu, del te Qafa”.

Postimi:

 

Shpërndaje në: